Plagosje me thikë gjatë natës në Lushnjë, tre persona përfundojnë në spital
Gjykata vendos ta lënë në burg Vladimir Gjutën, arrestuar me armë pistoletë dhe një sasi të madhe parash pranë selisë së PS, teksa kryeministri Rama, ministrat e zyrtarët e PS ishin në mbledhjen e kryesisë.
Avokati i Gjutës tha për mediat se paratë e sekuestruara tashmë janë të ligjshme, ndërsa armën e mban për vetëmbrojtje.
Ai pretendoi se paratë janë të ligjshme, pasi ka biznes dhe ka punuar në Angli. Paratë do i përdorte për biznesin e tij, ndërsa armën e mbante për vetëmbrojtje“, tha avokati.
Vladimir Gjuta u arrestua me një pistoletë me fishekë në gojë, rreth 180 mijë euro me vete (në valutë të ndryshme), dorëze metalike, i kamufluar me një kapele në kokë, në trotuar pranë një pike të këmbimit valutor.
Top Channel