Një studim i ri tregon se jo vetëm që “zemra e ngrirë” e Plutonit kontrollon sistemet e motit të planetit të vogël, por dhe se këtë e bën me “rrahje”.
Kur misioni i NASAs kapi pamjet e planetit ‘xhuxh’ në 2015, shkencëtarët zbuluan se përkundër opinionit të momentit, Plutoni kishte në fakt tipare fizike në sipërfaqen e tij dhe nuk ishte vetëm një vend i shkretë, i rrafshët e i ngrirë.
Planet kishte një strukturë në formë zemre të quajtur Tombaugh Regio (sipas astronomit që e zbuloi planetin) për të cilën studimet e mëtejshme thonë se kontrollon qarkullimin atmosferik me anë të cikleve ditore ngrohëse e ftohëse.
Atmosfera e Plutonit përbëhet kryesisht nga gazi i azotit së basku me monoksid karboni e metan, që janë rreth 100,000 më të imëta se ato të tokës. Gjatë ditës “zemra” e planetit ngohet dhe kthehet në avull, ndërsa gjatë natës avulli kondensohet përsëri duke prodhaur njëfarë ritmi “rrahje zemre” që shpërndan azotin në sipërfaqe.
“Më parë të gjithë mendonin se Pluto ishte një top i vdekur—i rrafshët e pa diversitet,” tha Tanguy Bertrand, astrofizikant i NASA, drejtues i studimit.
“Por tashmë mendojmë ndryshe. Ai ka ndryshime në panoramat e tij dhe ne o përpiqemi të kuptojmë çfarë po ndodh atje”.
Top Channel