Foto ilustruese

Një aksident është regjistruar këtë mbrëmje në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në fshatin Plloçë. Bëhet me dije se një makinë ka përplasur një këmbësor.

Shtetasi Rudolf Seitllari, 41 vjeç, banues në Gështenjas, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin Shpëtim Rexhollari, rreth 55 vjeç, banues në Gështenjas, këmbësor në rrugë.

Goditja i ka shkaktuar plagë të shumta Rexhollarit, i cili është transportuar për në spitalin e Pogradecit. I plagosuri është vendosur nën kujdesin e mjekëve, por vijon të jetë në gjendje të rëndë për jetën.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, ndërsa Seitllari është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA