Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, deklaroi se Shtetet e Bashkuara i kanë refuzuar vizën që i nevojitej për të marrë pjesë në një takim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në 9 janar në New York.
Refuzimi i vizës, pason përshkallëzimin e tensioneve mes dy vendeve, në vazhdën e vrasjes së komandantit të lartë ushtarak iranian ne 3 janar.
“Ata druhen se kush shkon në SHBA, zbulon realitetin. Por bota nuk është e kufizuar në Neë York, ju mund të bisedoni me popullin amerikan edhe nga Teherani, tha Zarif.
Departamenti Amerikan i Shtetit nuk i është përgjigjur kërkesës për të komentuar mbi këtë çështje. Tensionet mes tyre kanë ardhur duke u shtuar që kur presidenti amerikan, Donald Trump, u tërhoq në 20180-tën nga marrëveshja bërthamore e fuqive globale me Iranin. Administrata e Trumpit e konsideron tërheqjen, dhe sanksionet që pasuan, si pjesë të një politike të “presionit maksimal” ndaj Iranit që përfshinte gjithashtu përcaktimin e Forcës Kuds si “organizatë të huaj terroriste”.
Vrasja e Suleimanit erdhi gjithashtu pas një momenti acarimi kur Shtetet e Bashkuara goditën një grup paraushtarak të mbështetur nga Irani në Siri dhe Irak, e për rrjedhojë, një turmë që përfshinte pjesëtarë të grupeve milicore pro-iraniane sulmuan Ambasadën e SHBA-së në Bagdad.
Top Channel