Bletët bëhen protagoniste në Tanzani, futen në fushën e blertë të futbollit dhe shkaktojnë “trazira”

24/12/2019 12:20

Disa lojtarë futbolli në Tanzani janë bërë dëshmitarë të një sulmi të “pamëshirshëm” të bletëve. Ndeshja midis Young Africans dhe Iringa United, dy ekipe lokale, është ndërprerë në minutën e 53-të të sfidës për shkak të pushtimit të bletëve në fushën e blertë.

Ngjarja ndodhi në stadiumin Uhuru. Tifozët pasi kanë identifikuar sasinë e madhe të bletëve që po i drejtohej fushës janë shtrirë të gjithë në tokë për t’i shpëtuar ndonjë thumbi të mundshëm të tyre.

Tifozët në tribuna janë shqetësuar jo pak dhe në ato momente kanë braktisur shkallët e stadiumit dhe janë larguar nga aty. Pamjet janë bërë virale dhe po bëjnë xhiron e botës.

Pas këtij episodi sa qesharak edhe të dhimbshëm dhe të frikshëm njëkohësisht, loja rifilloi dhe Yang Africans qeshën të fundit pasi fituan me rezultatin 4 me 0.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel