Një apartament në qytetin e Durrësit sot kushton 10 mijë euro më pak.
Tërmeti i 26 nëntorit ka nxitur pronarët e objekteve t’i shesin pronat e tyre. Frika e një tjetër lëkundjeje ka sjell apartamente të lira në qytetin bregdetar. Pronarët e këtyre objekteve preferojnë të kenë para në dorë se sa një object në Durrës që dikur siguronte të ardhura të mira përgjatë sezonit turistik.
“Duke qenë se një pjesë e madhe e banorëve në Durrës janë emigrant duje parë në media situatën ata kanë vendosur të nxjerrin apartamentet e tyre në shitje. Ndoshta për t’i investuar këto para diku tjetër. Një rast që po trajtoj unë tani nga 27 mijë euro që shitej më parë tani po e blejnë me 18 mijë euro dhe ka shumë raste të tilla”, shprehet Ogerta Bala, Agjente Imobiliare.
Nëse dalim në rrugicat e Tiranës do të shohim në çdo mur njoftime të tipit shitet apartamenti, por ndryshe nga Durrësi në kryeqytet cmimi i apartamente nuk ka ndryshuar.
Po në Tiranë i njëjti fenomen është?
“Në Tiranë ka shumë apartamente që kanë dalë në shitje, edhe këtu kryesisht pronat e emigrantë po i sheshin për të investuar diku tjetër”, sqaron Bala.Tërmeti ka nxjerr në pah abuzuesit e qirave. Shumë pallate në zonën e Kombinatit kanë dalë si të pabanueshme, zgjidhja e këtyre banorëve është marrja e një apartamenti më qira. Pas 26 nëntorit kërkesa e madhe ka rritur çmim e qirasë më 2 mijë e 500 lekë të reja. Në zona të ndryshme të Tiranës në periferi në Kombinat, Astir, Yzberisht ose Fresk kanë qenë me 200 -220 mijë lek të vjetra për apartamente 1 + 1 dhe 250-270 mijë lek të vjetra për apartamente 2 + 1 dhe janë rritur me 25 mijë lekë të reja. Unë kam shumë klientë që kanë dhjetëra apartamente dhe nuk kanë preferuar të mos rrisin çmimet edhe pse ata që kërkojnë janë të pastrehët e tërmetit”, sqaron Bala.
Top Channel