Falë një vullneti të palëkundur dhe pune të palodhur, kompania shqiptare “Billa” është shndërruar në kompaninë shqiptare më solide në tregun europian.

Një nga rastet e rralla, ku një kompani shqiptare konkurron kompani prestigjioze europiane në tregun europian. Kjo kompani ka hapur në një ditë të vetme në zemër të Europës 3 salla ekspozimi të reja të produkteve të saj në Belgjikë. Drejtuesi i saj, Ylli Billa mishëron këmbënguljen e biznesit shqiptar në kapërcimin e paragjykimeve për të kontribuar në rrugëtimin europian të Shqipërisë përmes arritjes së standardeve europiane.

“Jam krenar që jam këtu. Jam shumë i gëzuar, shumë i lumtur. Ka qenë shumë e vështirë si rrugë. Paragjykimi na dha forcë dhe vullnet dhe arritëm atë që deshëm. Shumë nga klientët e mi që ishin paragjykues ndaj meje, sot janë këtu. Sa më korrekt të jemi ne, aq më shumë do ta rrisim imazhin tonë dhe nëse unë kam arritur të ndryshoj mendjen 1000 biznesmenëve shqiptarë dhe belgë dhe dikush tjetër arrin të bindë 200, 1000, 500, ne do ta fitojmë këtë luftë, , sepse ne kemi vullnet dhe do arrijmë atë që kërkojmê që prej 30 vjetësh”, shprehet Ylli Billa, drejtues i Billa Beneluks.

Suksesin e kompanisë prej 12 vjetësh dhe zgjerimin e saj , kompania Billa e feston edhe me dhurata për shqiptarët e Shqipërisë dhe Belgjikës:

“Për këtë arsye ne e shohim të domosdoshme që këtë kënaqësi tonën ta shoqërojmë dhe me një dhuratë për shqiptarët e Shqipërisë dhe të Belgjikës. Nga datat 20 nëntor deri në 2 dhjetor çdo produkt në showromet tona do jepet pa fitim”, ka thënë Daniel Caksiri, drejtues i departamentit të marketingut.

Në eventin e hapjes së sallave të ekspozitave ishin të pranishëm përfaqësues të parlamentit belg, të trupit diplomatik shqiptar, si dhe të biznesit belg dhe shqiptar

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA