Takimi i Trump me Zelenskyn/ Çfarë po kërkon SHBA-ja, çfarë dëshiron të shmangë Ukraina me çdo kusht
Me 50 gola në 194 ndeshje dhe me kthimin në simbol të tifozerisë për vite, ajo mes Eden Hazard dhe Lilës ishte një histori dashurie që askush nuk e harron.
Sulmuesi belg mbetet mirënjohës ndaj skuadrës franceze që e lançoi në futbollin që vlen, para se të luante për 7 sezone me Celsin e tani të veshë fanellën e realit të Madridit.
Por mesfushori ofensiv Eden Hazard nuk e harron të kaluarën, dhe kjo ndikon edhe në vendimet për të tashmen.
“Nuk ka asnjë mundësi që të më shohin me fanellën e Paris Sën Zhermenit. Kanë kërkuar shpesh të më blejnë por kam refuzuar gjithmonë. Është një klub që mund të më sjellë Champions por nuk është në planet e mia. Nëse ndonjëherë do kthehem, ka vetëm një ekip aty”.
Referenca e Hazard është e qartë që në futbollin francez do të jetë vetëm me skuadrën e Lilës. Hazard ka pasur së fundmi disa ndeshje të mira me Belgjikën dhe po fillon të kthehet në top formë, pas lëndimit që e penalizoi në fillim të sezonit.
Top Channel