Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënën mesditën e kësaj të martë në Lushnjë, në një prej lagjeve të hyrjes jugore të qytetit.

Një tokë e pa punuar e mbuluar me shkurre e ferra është përfshirë nga flakët, duke rrezikur disa banesa pranë kësaj sipërfaqe.

Është dashur ndërhyrje e forcave zjarrëfikëse dhe banorëve të zonës, të cilët lokalizuan zjarrin, i cili mund të zaptonte edhe më shumë sipërfaqe nëse do të vazhdonte me të njëjtin ritëm.

Policia e Lushnjes po merr në pyetje banorët e shtëpive për të zbardhur shkaqet. Ende nuk ka një pist zyrtare por nuk përjashtohet rasti që zjarri mund të ketë marrë nga pakujdesia e dikujt që ka tentuar të pastroj tokat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA