E quajnë “sëmundja e bukuroshes së fjetur”, por kjo sëmundje nuk ka asgjë të bukur apo përrallore, madje është shumë e rrezikshme për jetën.

Sot 25 vjeçe, Bet Godier nuk ka më asnjë kujtim që nga viti që mbushi 17.

Për rreth një dekadë ajo ka vuajtur nga një sëmundje e rrallë që e bën të flejë për 22 orë në ditë, diçka që i vazhdon për disa muaj me radhë.

Tani i është shfaqur edhe EDS, sëmundja që ka çrregullime me krijimin e kolagjenit, materiali ngjitës që shërben për ta mbajtur trupin të puthitur.

Me pak fjalë, shpina e saj është aq e papërmbledhur sa mund t’i dalë qafa nga vendi po të mos bëjë kujdes.

Shpresat e saj janë te një operim që mund ta shpëtojë, e për të cilin po mbledh para edhe nga dhurues të ndryshëm.

Aj.P

FOTO GALERI
1/8
Sot 25 vjeçe, Bet Godier nuk ka më asnjë kujtim që nga viti që mbushi 17.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA