32 vjeçari përdorte një stil të ngjashëm me atë të “50 hijeve të Grejit”, ku njëri protagonist e detyronte personazhin tjetër nëpërmjet një kontrate.

Roney Schelb, nga Brazili, u premtonte grave të ndryshme që njihte në internet se do t’u jepte 2000 dollarë në këmbim të pozave erotike.

Pasi merrte pozën, ai nuk jepte para por i kërcënonte të dërgonin të tjera, ose do t’ua çonte fotot familjarëve, fëmijëve, të afërmve, etj.

Kërcënimet e tij vazhdonin deri në atë pikë sa i detyronte disa prej grave të kryenin marrëdhënie me të panjohur e t’i dërgonin foto nga skena, e madje të vendoseshin edhe në pozicione seksuale me kafshë.

Viktimat e tij ishin që nga vajzat e mitura e deri te gratë në moshë të mesme, në 11 shtete të Brazilit.

Aj.P

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA