25/11 23:02
Përfaqësuesja e Kosovës është shumë pranë kualifikimit për në finalet e kampionatit evropian pasi ka vetë në dorë shansin e kalimit më tej, në ndeshjen me Republikën Ceke në transfertë.
Fitorja e fundit me Malin e Zi e ngjiti Kosovën në vendin e tretë në kuotën e 11 pikëve, ndërkohë që me skuadrën Ceke ka fituar ndeshjen e parë në Prishtinë. Trajneri i përfaqësueses kosovare Bernard Shalond tregon më tepër rreth shanseve.
Edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi, është shprehur optimist në një kualifikim të mundshëm të skuadrës së drejtuar nga zvicerani Shalond.
Top Channel