Mendohet se një bandë vrasësish serialë mund të jetë duke kryer vrasje nga më të frikshmet.

Një nënë 27-vjeçare, Ksenia Katorgina, shkoi të takohej me një grua që i kishte thënë se donte t’i blente makinën, Audi Q5, por nuk u kthye më.

Trupi i saj u gjet i ngjeshur në një pusetë të ujërate të zeza në qytetin Jekaterinburg, Rusi. Hetuesit dyshojnë se bëhet fjalë për një grup vrasësish serialë, pasi kjo është viktima e tretë që zhduket në këtë mënyrë.

Mendohet se kriminelët e kanë futur në kurth duke e lidhur me një grua që është hequr sikur do t’i blejë makinën e shtrenjtë, e më pas e kanë rrethuar me thika te vendi i takimit.

Pasi e kanë vrarë, ia kanë shitur makinë një blerësi për çmimi më të lirë, duke përdorur pasaportën e viktimës.

Blerësi kishte parë njoftimin në TV pasi kishte blerë makinë dhe kishte njoftuar policinë vetë. Ai tha se ia kishte blerë një gruaje cigane për rreth 7000 euro, që nga paraqitja dukej si e zonja e makinës, dhe që kishte pasaportën e saj.

Policia gjeti pamje të makinës së vjedhur me grabitësit në timon. Ata u arrestuan dhe hetuesit po përpiqen t’i lidhin me dy vrasje të tjera të ngjashme.

Aj.P

 

FOTO GALERI
11/11
Vendi ku u gjet trupi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA