Konflikti mes Armenisë dhe Azerbajxhanit pushtoi edhe fushat e futbollit të Europa Ligës duke sjellë dhe pezullimin e përkohshëm të ndeshjes mes Dudelanzh dhe Karabakut për të paktën 30 minuta.

Askush nuk e priste që në ajër të fluturonte një dron me flamurin dhe ngjyrat e Armenisë, një sinjal armiqësie për ata qindra të pranishëm në stadium në sektorin e miqve, në ndeshjen e turneut të UEFA-s.

Gjithçka ndodhi pas gjysmë ore lojë në pjesën e parë kur azerët shënuan golin e dytë me Mishel. Kur skuadra vendase çoi sferën në mesfushë, në ajër u shfaq droni që shkaktoi kaos. Futbollistët e Karabakut provuan madje të rrëzojnë mjetin fluturues duke e goditur me top ndërsa tifozët kërkuan të pushtojnë fushën.

Konflikti i njohur mes Armenisë dhe Azerbajxhanit për rajonin e Nagorno Karabakut sjell kështu tension edhe në fushat e lojës.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA