Pas 1 viti e gjysmë, Claudio Markchisio kthehet në Juventus Stadium, por këtë radhë do të zbresë në fushën e lojës për të dhënë një lajm të rëndësishëm që ka të bëjë me të ardhmen e tij.
Mesfushori pas një karriere të gjatë me Juventusin dhe pas një periudhe kohe të aktivizuar në kampionatin rus me Zenit ka vendosur të varë këpucët në gozhdë në moshën 33 vjecare.
Marchisio do të bëjë lajmërimin e tij ditën e enjte në sallën Gianni e Umberto Agnelli të Allianz Stadium që zakonisht përdoret nga Juventusi për ngjarjet e rëndësishme. Ato që ndikuan më shumë në vendimin e Marchisios për t’u tërhequr përfundimisht nga futbolli i luajtur ishin problemet fizike që e kanë shoqëruar Marchision gjatë gjithë kohës në sezonet e fundit.
Por jo vetëm kaq, duket se Marchisio kishte humbur edhe motivimin për të luajtur futboll edhe pse ofertat në drejtim të tij nuk munguan. Mesfushori italian në fakt u kërkua nga klube në Brazil, Kinë, madje edhe nga Glasgoë Rangers i Steven Gerrard.
Përsa i përket asaj cfarë do të bëjë pas largimit nga fushat e lojës, ende nuk duhet me saktësi. Marchisio është në krye të një aktiviteti marketingu që merret me shfrytëzimin e të drejtave të imazhit të futbollistëve profesionistë dhe me shumë mundësi ai do të japë kontributin e tij në këtë fushë, por nuk përjashtohet mundësia që ai të kthehet te Juventusi, por në një rol tjetër, ndoshta atë të një drejtuesi.
Top Channel