Të gjithë personat e proceduar për dhunën në derbin Tirana-Partizani do u ndalohet përjetë hyrja në stadiume. Ky ishte vendimi i marrë sot nga Komisioni i Disiplinës në FSHF. Ndërkohë, klubi i Tiranës u dënua me katër ndeshje pa tifozë dhe ai i Partizanit me dy ndeshje.

Masa të tjera disiplinore u morën për klubet dhe personat e përfshirë në incidente.

Dhuna në derbi/ Tirana dënohet me 4 ndeshje pa tifozë, ndalohen përjetë të proceduarit

Përveç përleshjes fizike, hedhjes së sendeve në fushë, disa tifozë të Tiranës kishin hapur edhe disa gropa në sektorin ku qëndronin tifozët e Partizanit, dhe të cilat i kishin mbushur me mjete shpërthyese piroteknike.

Në linkun e mëposhtëm gjeni shpjegimin e gazetarit të Top Channel, Endi Tufa, për skemën e përgatitur nga tifozët.

Skema e bombave në stadium, si u futën mjetet piroteknike një natë para Tirana-Partizani

Ndërsa në fotogaleri janë pamjet nga momentet e përplasjes së dy tifozerive.

FOTO GALERI
8/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA