Leo Messi është rikthyer në stërvitje me grupin këtë të diel pas ndeshjes së fituar 5-2 nga Barcelona kundër Valencias, në të cilën Argjentinasi nuk mori pjesë për arsye dëmtimi.

“Ylli” i “blaugranave” iu bashkua pjesës tjetër të ekipit në përgatitjet për ndeshjen e Champiosnit me Borussian e Dortmundit, duke rritur shpresat për një aktivizim të mundshëm ndaj verdhezinjve.

Trajneri Valverde u shpreh të shtunën e kaluar se ishte shumë e vështirë që ai të mund të besonte tek Messi për këtë takim. Gjithsesi, fakti që nuk stërvitet më veçmas i lë një derë të hapur mrekullisë.

Barcelona do të zhvillojë edhe një seancë tjetër stërvitore në shtëpi, të hënën, para se të niset drejt Dortmundit. Nëse Messi do të udhëtojë bashkë me skuadrën do të mësohet gjatë ditës së parë të javës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA