“Në sheshxhirimin e shtëpiake të dëshpëruara, kam qenë pre e bullizmit”: aktorja e famshme Eva Longoria bëri një rrëfim befasues në letrën e dërguar gjykatësit që ka në shqyrtim çështjen e Felicity Huffman.
Huffman e ka pranuar mitdhënien e bërë disa funksionarëve me qëllimin të lehtësonte hyrjen e të bijës në kolegj. Longoria i ka dalë në krah koleges së saj duke treguar sesi ishte ndjerë e terrorizuar gjatë xhirimeve të serialit që bëri bujë në mbarë botën.
“Felicity ishte e vetmja që u afrua të më ndihmonte”, u shpreh ajo; “më mori në mbrojtje dhe e detyroi personin që më persekutonte, që të zbrapsej”. Eva nuk e tregoi publikisht se për kë bëhej fjalë, por është e sigurt se ai person, ia kishte kthyer jetën në ferr.
“Po të mos ishte për felicity-n, nuk e di a do ti kisha çuar deri në fund 10 vitet e serialit”, është shprehur ajo. Ashtu si personazhet e tyre në film, Lynette e Gabrielle , edhe Eva e felicity duket kanë mbetur mikesha të mira në sheshxhirim e jashtë tij.
Top Channel