Kosova ka mundur Çekinë me rezultatin 2 me 1 duke marrë përkohësisht vendin e parë në Grupin A. Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ndeshja nuk nisi mirë për skuadrën e Kosovës e cila u gjend në disavantazh pas golit të Schik në minutën e 16.

Gjithsesi reagimi ishte i shpejtë dhe në minutën e 20 Muriqi barazoi shifrat. Pjesa e dytë është akoma më bukur kur Kosova e dominon kundërshtarin duke shënuar golin e dyte me Vojvodën.

Kjo është ndeshja e 15 radhazi që Kosova nuk njeh humbje në arenën ndërkombëtare duke parë më afër arritjen e objektivit për t’u kualifikuar në Europianin 2020. Prej vitit 2017 ekipi i Kosovës nuk është mundur, por vetëm ka fituar ose barazuar

Edhe pse në këtë ndeshje trajneri Challandes kishte mungesa të rëndësishme hodhi në fushë një formacion bindës duke treguar se Kosova është e mbushur me talente.

Kjo është padyshim fitorja më e rëndësishme për Kosovën në grupin A.

Ditën e martë Kosova do të luajë kundër Anglisë, skuadrës më të fortë të grupit.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA