24/11 16:40
Ka përfunduar ndeshja mes Kosovës dhe Çekisë, me fitoren e Kosovës me rezultat 2 me 1.
Pjesa e parë përfundoi barazim me nga një gol të shënuar për të dyja skuadrat.
Mysafirët ishin ata që kaluan të parët në epërsi me anë të Patrik Schik, i cili shënoi në minutën e 15-të të ndeshjes.
Nuk vonoi shumë dhe Muriqi, arriti ta barazojë rezultatin pas asistimit të Rashanit.
Pjesa e dytë nisi më mirë për Kosovën, duke krijuar disa gjysmë raste të mira shënimi.
Mirëpo ishte Mërgim Vojvoda i cili shënoi golin e dytë për Kosovën, pas një nisje të goditjes nga këndi në mënyrë tinzare.
Kjo është ndeshja e 15-të e Kosovës pa humbje nën drejtimin e trajnerit Bernard Challandes.
Top Channel