Çekia ka pësuar humbje në ndeshjen e zhvilluar ndaj Kosovës, me rezultat 2:1.

Pas ndeshjes në konferencën për shtyp për skuadrën e Çekisë u paraqit i vetëm trajneri i skuadrës, Jaroslav Silhavy.

Silhavy pas ndeshjes tha se Kosova e meritoi fitoren, ata i shfrytëzuan mjaft mirë gabimet tona dhe në fund arritën një fitore tejet të rëndësishme.

Ai gjithashtu tha se atmosfera e krijuar në stadiumin “Fadil Vokrri” ishte mbresëlënëse.

Silhavy: Duhet të ua roj fitoren Kosovës

“Një humbje jo e lehtë për ne. Luajtëm mirë e dhamë maksimumin gjatë gjithë kohës. Gabimet tona ndikuan në rezultat dhe duhet të ua urojmë fitoren. Ndoshta lojët të cilët i kemi zhvilluar në shtëpi, kemi mendu që do të shkojmë përpara. Unë edhe më herët e ceka, ishte një ndeshje e ashpër dhe në fund humbëm. E shënuam një gol mjaftë herët, mirëpo kur na barazuan, ata filluan t’i shpejtoni sulmet. Fati nuk e deshi që Patrik Schik të mos shënoj edhe golin e dytë, po të shënonte ai gjërat normalisht që do të ishin ndryshe” tha pas ndeshjes trajneri çek.

Ai shtoi se Kosova po bën histori.

Silhavy: Kosova ka ekip të madh dhe po bënë histori

“Kosova është duke krijuar një histori, është e dukshme që të gjithë djelmoshat e përfaqësueses së Kosovës janë lojtarë që luajnë jashtë vendit dhe mjafton kur e shikojmë që gjestet në fushë të Muriqit tregojnë se më të vërtet kjo është një kombëtare në ngritje, po bënë histori. Nuk duhet të themi një shtet i vogël dhe me thënë se nuk ka ekip të madh, ka ekip të madh dhe po bënë histori”, tha ai.

Çekia me këtë humbje mbetet në vendin e tretë pas Anglisë dhe Kosovës e cila renditet e para./KosovaPress/

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA