Dosja AKSHI/ “Jemi SPAK-u, duhet të vish me ne, hyr në makinë”, zbardhet dëshmia e biznesmenit: Më vunë kapuçin në kokë, por nuk dinin të vendosnin prangat
Një tragjedi ka ndodhur këtë të martë në mbrëmje, në Gjermani, ku në një aksident automobilistik ka humbur jetën futbollisti shqiptar, Amir Ademi.
Njoftimin për këtë ngjarje të rëndë e ka dhënë klubi shqiptar “FC Kosova Regensburg”, në rrjetin social “Facebook”.
Në këtë postim shkruhej:
“Të dashur vëllezër edhe motra e miq të nderuar. Me hidhërim edhe dhimbje të thellë ju lajmërojmë se vëllai, miku edhe i dashuri jonë, Amir Ademi ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme.”
Futbollisti shqiptar nga Kosova, Amir Ademi ka ndërruar jetë duke lënë pas vete prindërit e tij, një motër më të vogël dhe një vëlla më të vogël.
Sipas mediave gjermane, 22-vjeçari u aksidentua në rrugën midis qyteteve Abensberg dhe Arnhofen, duke u kthyer pas stërvitjes.
Automjeti i tij, i markës Peugeot është përplasur me një Pasat, ku shoferi i kësaj veture është lënduar dhe është dërguar në spital, ndërsa vetura e futbollistit shqiptar ishte kapluar nga zjarri, si pasojë futbollisti nuk mundi të shpëtojë.
Top Channel