Luftëtari është një ndër skuadrat që ka bërë jo pak zhurmë në këtë prag sezoni të Superligës dhe kjo më tepër për problemet që ka patur, me organizimin, organikën dhe trajnerët e ndryshuar dy ditë përpara fillimit të kampionatit. Në një intervistë për Top Channel, presidenti i ri i Luftëtarit Bekim Halili, flet për këtë situatë jo normale të fillim sezonit duke akuzuar të parin trajnerin e larguar Klevis Dalipi.

Ndërkohë që prej pjesëmarrjes në Kupat e Europës një edicioni më parë, skuadra e Luftëtarit nuk ka marrë shpërblimin e UEFA-s për shkak të një hetimi për dyshime se ka trukuar ndeshje. Por presidenti Halili duket se po përpiqet të zgjidhë me gjyqe këtë cështje.

Sa i përket vazhdimësisë së këtij sezoni, Halili premton se Luftëtari nuk do të jetë ekip mbijetese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA