Skënderbeu e nisi me një fitore të vështirë sezonin e ri futbollistik. Në Korçë skuadra e drejtuar nga Ilir Daja iu imponua vetëm në çastet e fundit Flamurtarit të Vlorës teksa e mundi me rezultatin 1-0. Ai që ngrit peshë tifozët korçarë ishte pikërisht Gripshi me golin e shënuar në minutën e 95 të ndeshjes, kur të gjithë po mendonin se sfida po shkonte drejt barazimit 0-0.

Sukses shënoi edhe Tirana që mori një fitore të pastër ndaj Luftëtarit në “Selman Stërmasi” me rezultatin 3-0. Bardheblutë e drejtuar nga Ardian Mema e siguruan këtë fitore që në pjesën e parë kur shënuan edhe të 3 golat e sfidës. Dunga hapi serinë e golave për Tiranën, gola që u shoqëruan nga ata të Grent Halilit dhe Bathës, ky i fundit shënoi me 11 metërsh.

Me 3 pikë doli nga fusha e lojës edhe Teuta që në Niko Dovana të Durrësit mundi Bylisin me rezultatin 1-0. Ishte kapiteni Arapi që shënoi golin e fitores për durrsakët, ndërkohë që vlen të theksohet se Lorenco Vilës iu anulua një gol që do të ishte i dyti për Teutën, për shkak të një faulli të shkaktuar.

Vllaznia e nisi me këmbë të mbarë aventurën e saj në Kategorinë Superiore. E rikthyer pas një viti në Kategorinë e Parë, skuadra kuqeblu fitoi në ndeshjen e javës së parë ndaj Laçit me rezultatin 1-0 të zhvilluar në Loro Boriçi të Shkodrës. Heroi për Vllazninë u bë braziliani Hygor që në fundin e pjesës së parë të ndeshje shënoi me një gjuajtje nga distanca i ndihmuar edhe nga një devijim i një prej mbrojtësve të Laçit duke i dhënë mundësinë skuadrës shkodrane të marrë 3 pikët e para në këtë sezon të ri.

FOTO GALERI
6/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA