Në kohët e sotme, kompanitë e makinave duket sikur prezantojnë modele të reja vit pas viti.

Larmia e versioneve, dizenjove e modeleve është aq e madhe sa as dashamirësit më të mëdhenj të  makinave nuk i ndjekin dot.

Prodhimi mesatar për një model të ri është rreth 6 vite. Kjo do të thotë që kur një kompani sjell një model të ri, teksa e shesin, janë duke planifikuar modelin pasardhës.

Megjithatë, industria e makinave është plot me modele specifike që janë prodhuar për shumë vite, më shumë se ç’prisnin vetë kompanitë.  Këto janë disa prej tyre.

FOTO GALERI
7/14
Peugeot 404. Modeli qe e bëri “Peugeot” popullore deri në SHBA ishte “Peugeot 404”. U prezantua në vitin 1960, me motor 1.5 benzinë dhe 1.9 naftë, dhe vazhdoi të shitet për 31 vite. Ajo që e bëri shumë tërheqëse në fillim ishte dizenjoja elegante, me skarën e kromuar dhe fletët e ngritura në pjesën e pasme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA