Mjeket okulistë thonë se po përballen me një epidemi agresive të gripit të syrit që shkaktohet nga disa viruse dhe jep këto shenja.
“Pacienti çohet në mëngjes dhe sytë i ka flakë të kuq, ka sekrecione veshtullore që nuk i lejojnë hapjen e syrit, dhe në ditën e dytë ka një gjëndër afër veshit që i dhemb. Ka edhe temperaturë sidomos tek fëmijët kemi parë”, shprehet Nora Burda, okuliste.
Virusi ka një periudhe inkubacioni prej 14 ditësh, me pas shenjat bëhen te dukshme.
“Është epidemi. Ne kemi 3 muaj qe po e trumbetojmë me force. Kemi edhe familje te tera me 6 apo 5 anëtarë te prekur. Kemi nga nga 10-15 veta çdo ditë”, thotë Nora Burda, okuliste.
Gripi i syrit është nga sëmundjet me ngjitëse qe ekzistojnë.
“Përhapet me ane te ajrit, me ane te duarve te palara. Ne ujë, pishina ose det përhapet masivisht. Nuk duhet te futen njerëzit e prekur. Ne kolektiva qe punojnë me sende te përbashkëta, ne kopësht e çerdhe”, sqaron Nora Burda, okuliste.
Virusi jep komplikacione nëse nuk mjekohet menjëherë. Ajo zgjat 2 3 jave, por ka edhe raste qe shkon deri ne 1 muaj e gjysmë.
“Larja e duarve është masa parandaluese kryesore. Dëmton xhamin e syrit deri ne dëmtime te pariparueshme. Për këtë arsye njerëzit duhet te shkojnë tek mjeku qe ditën e pare apo te dyte te shenjave”, thotë Nora Burda, okuliste.
Top Channel