Live/ Dita e 35-të e tubimit! Protestuesit mblidhen në shesh, bashkohen edhe ata nga Diaspora, tortë Ramës për ditëlindje: Merr edhe Saliun me vete

04/07/2026 19:46

Sot mbahet dita e 35-të e tubimit në Tiranë.

Protestuesit janë mbledhur si gjithmonë në sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë marshuar drejt Kryeministrisë, aty ku do të mbajnë fjalën disa prej tyre.

Kësaj proteste i janë bashkuar edhe shqiptarë nga Diaspora, teksa në duar mbajnë pankarta të ndryshme si: “Mjaft më!”, “Rama jepe dorëheqjen”, “Rama n’burg, Berisha n’burg”, etj.

Ndërkohë, disa prej tyre kishin përgatitur edhe një tortë për ditëlindjen e Edi Ramës, ku shkruhej: “Populli të uron dorëheqjen, merre edhe Saliun me vete”.

Top Channel