Lideri i SHBA-së shfaqet me kapelën “Trump 2028”, zbulon synimet për zgjedhjet e ardhshme: Do të kandidoj për president, dua mandatin e katërt
Hetimi për vrasjen e gazetarit të pavarur italian Luigi Esposito, i njohur nga të gjithë si “Luca”, ka shënuar një zhvillim të rëndësishëm. Karabinierët kanë arrestuar një 26-vjeçar tunizian, i identifikuar si Ridha Rahmoumi, i cili dyshohet se mund të jetë autori i krimit.
Sipas të dhënave paraprake nga hetimi, i riu është lokalizuar brenda një banese fshati të braktisur në zonën e Ebolit, në provincën e Salernos. Ai është arrestuar dhe është shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje nga hetuesit.
Gjatë kontrollit në banesën ku dyshohet se ishte fshehur, karabinierët kanë gjetur disa sende personale që i përkisnin viktimës, mes tyre edhe karta bankare, elementë që sipas hetuesve mund të ndihmojnë në rindërtimin e dinamikës së ngjarjes.
Mediat italiane raportojnë se i dyshuari ka dhënë disa deklarata paraprake gjatë marrjes në pyetje, por përmbajtja e tyre nuk është bërë ende publike. Hetuesit po vijojnë punën për të sqaruar motivin dhe rrethanat e sakta të vrasjes.
Sipas hipotezave të para të hetimit, Esposito dhe Rahmoumi mund të jenë takuar përmes një kontakti privat, ndërsa pista e një takimi me natyrë intime është mes elementeve që po shqyrtohen nga autoritetet. Telefoni i viktimës është sekuestruar dhe po analizohet për të zbardhur kontaktet e fundit të gazetarit.
Ndërkohë, disa zëra të pakonfirmuar në mediat lokale kanë ngritur hipoteza mbi jetën private të gazetarit, por deri tani nuk ka konfirmime zyrtare nga autoritetet për këto aspekte. Hetimi vijon nën drejtimin e Prokurorisë së Salernos, e cila pritet të japë informacionet zyrtare pas përfundimit të veprimeve të para hetimore.
Autoritetet po punojnë për të përcaktuar përfundimisht nëse 26-vjeçari i arrestuar është autori i vrasjes dhe cilat kanë qenë rrethanat që çuan në vdekjen e gazetarit.
Top Channel