Në ditën e 35-të të tubimit në Tiranë, proptestuesve i janë bashkuar edhe shqiptarë nga Diaspora.
Një prej tyre, Bora Mitrovica, e ardhur nga Kanadaja, gjatë fjalës së saj u shpreh se emrin ika kishte vënë Sali Berisha. Ajo gjithashtu shtoi se ndërsa ajo emigronte, kumbari i saj “notonte në paratë e shqiptarëve”.
“Çdo familje këtu ka një emër, emri im është Bora Mitrovica, Emrin ma vuri Sali Berisha. U frymëzua nga bukuria e Tropojës për të më vendosur emrin. O Sal t’i më mbajte kur isha e vogël por s’e dije që u largova.
The se emrin do ta kisha Bora si bora e maleve, por u rrita jashtë. Kumbari im notonte në paratë e Shqipërisë. E qava nënën time në Kanada dhe erdha në Shqipëri të qaja por nuk ia pash dot kurrë as trupin e pajetë”, u shpreh ajo.
Top Channel