Dita e 56 e protestës, qytetarët mblidhen poshtë zyrës së Ramës dhe paralajmërojnë: Të hënën do jemi para Parlamentit

25/07/2026 20:34

Dita e sotme shënon protestën e 56-të në Bulevard.

Protestuesit janë mbledhur edhe këtë mbrëmje poshtë zyrës së Edi Ramës, me thirrjet për dorëheqje dhe qeveri teknike.

Ata kanë njoftuar se ditën e hënë, kur pritet të mblidhet Kuvendi në seancën e fundit për këtë sesion, do të jenë sërish para institucionit duke protestuar.

Grumbullimi ka nisur si do ditë në sheshin Skënderbej e më pas marshimi ka vijuar në Bulevard, para Kryeministrisë, ku tubuesit kanë nisur me fjalimet në podiumin e improvizuar.

Top Channel