Real Madrid është shumë pranë finalizimit të një prej transferimeve më të bujshme të kësaj vere.

Sipas raportimeve të fundit, klubi madrilen ndodhet në fazën përfundimtare të negociatave me RB Leipzig për transferimin e talentit ivorian Yan Diomande, në një operacion që pritet të kushtojë mes 115 dhe 120 milionë euro.

Burime pranë negociatave bëjnë të ditur se marrëveshja nuk është mbyllur ende zyrtarisht, por palët janë shumë afër një akordi përfundimtar. Lajmi më i rëndësishëm është se vetë futbollisti ka dhënë tashmë pëlqimin për t’u transferuar në “Santiago Bernabéu”, duke i hapur rrugën mbylljes së operacionit.

19-vjeçari zhvilloi një sezon fantastik me RB Leipzig, duke u shndërruar në një nga zbulimet më të mëdha të Bundesligës dhe duke rritur ndjeshëm vlerën e tij në treg. Interes për të kishin shfaqur edhe PSG, Liverpool dhe Arsenal, por tani duket se Real Madrid ka kaluar në avantazh dhe është shumë pranë firmës së lojtarit.

Nëse transferimi finalizohet, Diomande do të bëhet një nga blerjet më të shtrenjta në historinë e klubit madrilen dhe një nga transferimet më spektakolare të merkatos së verës 2026.

Top Channel