“Ilir Meta duhet të marrë avokat që të ketë mundësi ta mbrojë, sepse pas shkarkimit ka të tjera gjëra dhe juridikisht këto gjëra janë të sqaruara mirë në ligj. Kështu deklaroi deputeti i PS, që bën pjesë edhe në komisionin hetimor për shkarkimin e presidentit Meta. Por, hasi në kundërshtimin e Sekretarit për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike Çlirim Gjata.

Sipas Gjatës nuk mund të shkarkohet presidenti për shkeljet që janë artikuluar nga Komisioni Hetimor, apo ekspertët e Partisë Socialiste. Gjata shtoi se e gjithë kjo bëhet për të pasur nën kontroll edhe institucionin e Presidentit.

Një prej shkeljeve që vuri në dukje Alfred Peza ishte vendosja e datës së zgjedhjeve pa kaluar 9 muaj nga data e mëparshme, duke e konsideruar këtë në shkelje, madje të rëndë të Kushtetutës.

Gjithashtu të ftuarit në “Open” pati debate edhe për prezencën e Metës në Samitin e Sarajevës, ku presidenti theu bojkotin dhe mori pjesë atje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA