
Një masakër pak e treguar. 27 burrat e një fshati u vranë në mënyrën më barbare nga ushtria serbe mëse 106 vite më parë. Gjithçka u mbulua së bashku me ta në një varr masiv jo larg Lushnjes dhe Peqinit.
Ushtria serbe pasi kaloi Shkumbinin u derdh mbi fshatin Gjuzaj. Këto do të kryhet një masakër barbare që ka mbetur gjithmonë e fjetur për opinionin e gjerë. Përse e gjithë kjo egërsi mbi këtë fshat? Cila ishte arsyeja? Si mbërriti ushtria serbe kaq thellë në trojet shqiptare? Në këtë zonë ka ende banorë që ruajnë të mbartura kujtimet e kësaj ngjarje të frikshme.
Dëshmitë
Gjini – Shtëpi më shtepi mori burrat, dhe djemtë e tyre.
Niko Ferro – Ne nuk i dijmë shkaqet, arsyet pse është folur kaq pak.
Gjini – Ai është, tek të therrmit.
Ramiz Greca – Eshtrat u mbuluan me dhe, pa bërë gropë.
Rrahman Vallja (Cela) – Me sa di unë ato eshtra janë zhbërë gjatë viteve.
Ndriçim Xhyrja – Pra të pestë këto fise kanë pësuar një shuarje.
Sonte në 20:10 në dokumentarin e radhës të ciklit “Gjurmë Shqiptare” të gazetarin Marin Mema do të zbulohen dokumenta, fakte e dëshmi të drejtpërdrejta të një ngjarje të mbuluar thuajse plotësisht. Ajo as sot nuk përkujtohet? Cila është arsyeja?
Top Channel