Një ishull norvegjez po bën fushatë për të hequr qafe konceptin e kohës, duke iu lejuar banorëve të bëjnë “atë që duan, kur ta duan”.

Qytetarët e Sommaroy  në veri të Rrethi Arktik, argumentojnë se orët normale të biznesit nuk duhet të zbatohen ndaj tyre, sepse ata nuk përjetojnë të njëjtën kohë si shumica e pjesës tjetër të botës.

Dielli nuk del në dimër apo perëndon në verë në Sommaroy, duke bërë që ky ishull  prej 300 banorësh, të jetë i pari për t’u bërë zona e parë pa kohë në botë.

Kjell Ove Hveding, udhëheqës i fushatës së Zonës së Kohës së Lirë, tha se qëllimi është të sigurojë fleksibilitet. “Në të gjithë botën, njerëzit karakterizohen nga stresi dhe depresioni,”  tha ai.

” Ne do të jemi një zonë pa kohë, ku të gjithë mund të jetojnë jetët e tyre në maksimum. Fëmijët dhe të rinjtë në fakt duhet të shkojnë në shkollë, por ka hapësirë ​​për fleksibilitet. Qëllimi ynë është të sigurojmë fleksibilitet të plotë, 24/7. ”

Në mes të 18 majit dhe 26 korrikut, dielli nuk perëndon në Sommaroy për 60 ditë të plota, duke e bërë të vështirë për tu dalluar  nëse është natë apo ditë.

Drita është vazhdimisht e pranishme dhe ne veprojmë në përputhje me rrethanat. Në mes të natës ju mund të shikoni njerëz në rrugë, fëmijë që luajnë futboll në orën 2:00 të mëngjesit, apo të rinj që bëjnë not.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA