Perandoria e fuqishme Inkase, e fundit e qytetërimeve të mëdha andine, lindi në malësitë peruane në fillim të shekullit të 13-të. Me popullsinë prej 10 milionë banorësh, inkasit ishin qytetërimi i fundit indigjen para se Kolombi të arrinte në Amerikë. Simboli më i njohur i kulturës së tyre, është vendi arkeologjik i Machu Picchu.

Ky vend nuk është vetëm monumenti më i vizituar i Perusë, por është quajtur edhe një nga 7 mrekullitë e reja të botës. E ndërtuar në vitin 1450 dhe braktisur një shekull më vonë, kompleksi na ofron një vështrim të pabesueshëm në jetën e përditshme, në fenë dhe në evolucionin teknologjik të Inkasve.

Megjithëse është vetëm 50 kilometra nga Cuzco (ose Cusco), dikur kryeqyteti i Perandorisë të Inkasve, Machu Picchu duket një botë e largët. Çdo vit, mbi një milion turistë vijnë për të vizituar vendin arkeologjik, për të admiruar këtë xhevahir të Perandorisë Inke.

Nëse nuk jeni ende të bindur se ky mrekulli arkitektonike dhe kulturore meritojnë të vizitohen, zbuloni disa fakte të pabesueshme rreth Machu Picchu.

FOTO GALERI
7/7
Është një vepër e pabesueshme inxhinierie në anën e një gremine Vendi është i vendosur në anën e një shkëmbi, dhe Inkasit bënë gjithçka për të ruajtur Machu Picchun. Për shembull, ata ndërtuan mbi 600 tarraca për tu siguruar që ato struktura të mos rrëshqitshin nga mali. Për të siguruar furnizim me ujë, ata krijuan një kanal gati 750 metra për të arritur në qendër të qytetit dhe e lidhën atë me burimet publike. Ky ujë u përdor gjithashtu për sistemet e ujitjes të tokave bujqësore që ushqeheshin popullsinë. Këto sisteme janë ndërtuar aq mirë, saqë edhe sot punojnë pas disa riparimeve të vogla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA