24/11 16:40
Todd Webb (1905-2000) ishte një ish-ushtar i marinës amerikane, nga i cili u largua në vitin 1945.
Para se të luftonte, Todd kishte punuar si agjent i bursës, një fushë në të cilën kishte pasur sukses të konsiderueshëm , derisa humbi i të gjitha paratë e tij në krizën e viteve 1920.
Në vitet 1930, ndërsa punonte në ‘Chrysler’, në Detroit, vendlindjen e tij, ai u bashkua me ‘Chrysler Camera Club’ dhe gjatë kësaj kohe filloi interesimin e tij për fotografinë. Dhe kështu, pas luftës, mori aparatin dhe në kërkim të një jete të re shkoi në Nju Jork. Gjatë gjithë jetës së tij, ai arriti që të fiksonte Nju Jorkun në foto bardhezi
Top Channel