Me mbi 194 shtete në botë, është e lehtë të mendosh se fjala “shtet” barazohet me një zonë masive toke, apo me një numër të madh njerëzish.

Por, disa vende janë aq të vegjël saqë qytetet brenda kombeve të tjera janë gjigantë krahasuar me to.

Ka shumë vende në botë me një sipërfaqe më të vogël se 400 kilometra katrorë dhe gjenden kryesisht në Evropë, Karaibe dhe Paqësor.

10 vendet më të vegjël në botë mbulojnë një sipërfaqe totale prej 1491.4 km², që është më e vogël se zona e qytetit të Hjustonit në Teksas (1625.2 km²).
Me qeveritë dhe kulturën e tyre, këto shtete të vegjël janë disa nga vendet më të pasura dhe më intriguese në botë.

Le të hedhim një vështrim në 10 vendet më të vegjël në botë sot:

FOTO GALERI
9/10
2. Monako - 2 km² - I vendosur në Rivierën Franceze, Monako është shtëpia e numrit më të madh të milionerëve dhe miliarderëve në botë për kokë banori. Është gjithashtu vendi i dytë më i vogël në botë, me vetëm 2 kilometra katrorë në sipërfaqen totale të tokës. I njohur për industrinë e lojërave të fatit dhe mallrave luksoze dhe shërbimeve, Monako është një shesh lojërash i preferuar i të pasurve dhe të famshëm. I kufizuar nga Franca në tri anët dhe në njërën anë nga ana e Detit Mesdhe, banorët e Monakos janë kryesisht francezë. Me një popullsi prej mbi 36,000 banorë, Monako është vendi më i populluar në botë. Ngjarja më e famshme vjetore është gara e Formula 1, e cila zhvillohet nëpër rrugët e qytetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA