Me mbi 194 shtete në botë, është e lehtë të mendosh se fjala “shtet” barazohet me një zonë masive toke, apo me një numër të madh njerëzish.

Por, disa vende janë aq të vegjël saqë qytetet brenda kombeve të tjera janë gjigantë krahasuar me to.

Ka shumë vende në botë me një sipërfaqe më të vogël se 400 kilometra katrorë dhe gjenden kryesisht në Evropë, Karaibe dhe Paqësor.

10 vendet më të vegjël në botë mbulojnë një sipërfaqe totale prej 1491.4 km², që është më e vogël se zona e qytetit të Hjustonit në Teksas (1625.2 km²).
Me qeveritë dhe kulturën e tyre, këto shtete të vegjël janë disa nga vendet më të pasura dhe më intriguese në botë.

Le të hedhim një vështrim në 10 vendet më të vegjël në botë sot:

FOTO GALERI
10/10
1. Qyteti i Vatikanit - 0.44 km² - Vendi më i vogël në botë është Vatikani, i njohur edhe si Selia e Shenjtë. Me vetëm 0.44 kilometra katrorë, Qyteti i Vatikanit është shteti më i vogël në botë sipas sipërfaqes së tokës. Ky shtet përshtatet tërësisht brenda kryeqytetit italian të Romës dhe është qendra e Kishës Katolike. Është gjithashtu shtëpia e kishës më të madhe në botë - Bazilikës së Shën Pjetrit, e cila mban disa nga veprat më të rëndësishme të Rilindjes. Të ardhurat e tij vijnë nga kontributet vullnetare të mbi 1 miliardë anëtarëve të Kishës Katolike Romake në mbarë botën. Pjesa tjetër e ekonomisë të tij vjen nga shitja e pullave postare, kujtimeve turistike dhe tarifat e pranimit të muzeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA