Me mbi 194 shtete në botë, është e lehtë të mendosh se fjala “shtet” barazohet me një zonë masive toke, apo me një numër të madh njerëzish.

Por, disa vende janë aq të vegjël saqë qytetet brenda kombeve të tjera janë gjigantë krahasuar me to.

Ka shumë vende në botë me një sipërfaqe më të vogël se 400 kilometra katrorë dhe gjenden kryesisht në Evropë, Karaibe dhe Paqësor.

10 vendet më të vegjël në botë mbulojnë një sipërfaqe totale prej 1491.4 km², që është më e vogël se zona e qytetit të Hjustonit në Teksas (1625.2 km²).
Me qeveritë dhe kulturën e tyre, këto shtete të vegjël janë disa nga vendet më të pasura dhe më intriguese në botë.

Le të hedhim një vështrim në 10 vendet më të vegjël në botë sot:

FOTO GALERI
8/10
3. Nauru - 21 km² - Një shtet ishull që ndodhet në lindje të Australisë, Nauru është shteti më i vogël ishull në botë. U bë i njohur në vitet 1980 për minierat e fosfatit, por tani është një ishull i qetë nga radarët e turistëve. Burimet e tij fosfate tani janë varfëruar, duke rritur papunësnë në 90%, me 10% të mbetur të punësuar nga qeveria. Nauru njihet gjithashtu si vendi me njerëzit më të shëndoshë në botë, ku 97% e burrave të tij dhe 93% e grave janë të shëndoshë ose mbipeshë. Për shkak të kësaj, Nauru është gjithashtu shtëpia e nivelit më të lartë të diabetit të tipit 2 në botë, me 40% të popullsisë që vuan nga sëmundja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA