Arsenali pëson humbjen e tretë radhazi dhe largohet nga objektivi Champions League

28/04/2019 16:27

Arsenali i largohet zonës Champions, pasi sot u mposht 3-0 nga Leicester, në atë që ishte edhe humbja e tretë radhazi për “Topçinjtë”.

Londinezët luajtën për një pjesë të madhe të lojës me një lojtar më pak, pasi në minutën e 36 mbrojtësi i djathtë Maitland-Niles mori kartonin e dytë të verdhë.

Ndërkohë, skuadra vendase shënoi të tre golat në pjesën e dytë, teksa fillimisht ishte Youri Tielemans ai që zhbllokoi sfidën dhe më pas në minutat 86’ dhe 91, Jamie Vardy shënoi dy herë në portën e Leno.

Me vetëm dy ndeshje të mbetura, Arsenali mban vendin e pestë me 66 pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA