Bashkia e Tiranës do të nxjerrë në shitje aksionet e saj që ka te klubi i Tiranës. Kryetari i këtij institucioni, Erion Veliaj ka konfirmuar gjithçka teksa ka deklaruar se kjo lëvizje do të jetë një ndihmë për klubin bardheblu dhe administrimin e tij.

Veliaj deklaroi se aksioneri kryesor i Tiranës, por edhe tifozët kanë kërkuar që klubi të jetë i lirë në marrjen e vendimeve të tij kështu së Bashkia do të nxjerrë në shitje kuotën e saj prej 36% të aksioneve.

Veliaj tha gjithashtu se në këtë mënyrë të gjithë kënaqen dhe se ai nuk e ka problem shitjen e këtyre aksioneve tek klubi përsa kohë që vendimmarrja te Tirana është e plotë.

Aktualisht aksioneri kryesor i Tiranës është Refik Halili, i cili mban edhe pozicionin e presidentit të klubit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA