Mëngjesi i sotëm në emisionin Wake Up në Top Channel, filloi ndryshe. Që në fillim, moderatori Isli Islami bëri me dije se për arsye personale kolegia e tij, Oriela Nebijaj nuk do ta shoqëronte sot.

Ajo që ra në sy ishte se që prej fillimit të Wake Up dhe deri në përfundim, partnerja e Islit ka qenë pikërisht mezzosoprano Vikena Kamenica. Edhe pse nuk e kishim parë të moderonte në një studio televizive, ajo tregoi se ishte mjaft e zonja edhe në këtë drejtim, duke krijuar një “kimi” të jashtëzakonshme me Islin, ku nuk munguan batutat dhe notat e humorit.

Vikena ishte e ftuara speciale e një dite të veçantë për të. Si një ortodokse e devotshme ajo ndau sot me publikun në ditën e Pashkës ortodokse,  detaje shumë interesante për mënyrën se si i pret dhe i feston Pashkët. “Unë jam besimtare, i ndjek ritualet pasi më pëlqejnë Pashkët”.

Sakaq kur Isli e pyet për vezët, të cilat janë dhe simbol i kësaj feste, Vikena rrëfeu: “Vezët e kuqe mi bën mami gjithmonë. Mami vazhdon të këndojë në korin e Kishës Ortodokse edhe pse tashmë është në pension”. Duke mbetur në atmosferën festive të Pashkëve, Vikena për herë të parë tregoi dhe emrin e saj të pagëzimit. Jeni kurioz ta dini si quhet ndryshe?  Emri i saj i pagëzimit është Viktoria, ashtu siç quhej gjyshja e saj.

Si rrallëherë, Vikena sot u ndal dhe tek vajza e saj Krista, duke thënë se ka përcjellë tek ajo dashurinë për  besimin dhe se shpesh zgjedhin të shkojnë në kishë për të ndjekur rituale të ndryshme. “ Unë me vajzën time Kristën ndjek çdo lloj rituali dhe shkojmë shpesh në kishë, pasi jemi “fanatike” dhe vajza me “kordele” të kësaj feste.

FOTO GALERI
4/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA