Pas fitores së “Big Brother VIP 5”, Selin shpërthen në lot teksa takohet me mamanë, ja ç’ndodhi në prapaskenë
Na ndodh shpesh që në nivel miqsh, por edhe në rrjete të ndryshme sociale të biejmë pre e manipulimeve të fotove. Mund të duket e vështirë për t’u imagjinuar, por truket e photoshop-it ekzistojnë edhe në realitet.
Njerëz që përpunojnë fotot e tyre apo edhe të natyrës duke dhënë idenë e së pamundurës, jo gjithmonë e arrijnë përmes kompjuterit.
E në fakt ka disa fenomene të cilat mund t’ju bëjnë konfuzë rreth realitetit të fotos, por gjithçka lidhet me momentin e shkrepjes së aparatit, apo edhe me atë që mund quhet si “manipulim i realitetit”, si p.sh rasti i balenës fluturuese që në fakt është vetëm një balonë ajri.
Por ka edhe fenomene natyrore që mund të shkaktojnë “shtrembërimin e realitetit” duke bërë të pamundurën të mundur, ky është edhe rasti i shtrembërimit të shinave të trenit në Zelandën e Re pas një tërmeti.
Top Channel