Na ndodh shpesh që në nivel miqsh, por edhe në rrjete të ndryshme sociale të biejmë pre e manipulimeve të fotove. Mund të duket e vështirë për t’u imagjinuar, por truket e photoshop-it ekzistojnë edhe në realitet.

Njerëz që përpunojnë fotot e tyre apo edhe të natyrës duke dhënë idenë e së pamundurës, jo gjithmonë e arrijnë përmes kompjuterit.

E në fakt ka disa fenomene të cilat mund t’ju bëjnë konfuzë rreth realitetit të fotos, por gjithçka lidhet me momentin e shkrepjes së aparatit, apo edhe me atë që mund quhet si “manipulim i realitetit”, si p.sh rasti i balenës fluturuese që në fakt është vetëm një balonë ajri.

Por ka edhe fenomene natyrore që mund të shkaktojnë “shtrembërimin e realitetit” duke bërë të pamundurën të mundur, ky është edhe rasti i shtrembërimit të shinave të trenit në Zelandën e Re pas një tërmeti.

FOTO GALERI
2/30

Top Channel