Nga 10 miijë trupa të aleatëve që u futën në Arhnhem, 1400 u vranë nga gjermanët dhe më shumë se 6000 u zunë rob. 24 mijë të tjerë kaluan lumin e Rinës dhe u kthyen me varka gome.

75 vite pas betejës famëkeqe të Arnhemit, fotot e sapodala tregojnë vdekjen dhe shkatërrimin me të cilat u përballën trupat e aleatëve gjatë përpjekjeve për të çliruar Holandën nga gjermanët.

Pas suksesit në Normandi, anglezët bënë plan të çlironin Arnhemin për të krijuar një hyrje tokësore drejt Gjermanisë, që ta mbyllnin kështu luftën që në vitin 1944, para Krishtlindjeve. Aleatët angazhuan numri më të madh të trupave, me 5000 mjete ajrore që hodhën rreth 35.000 ushtarë, por dështuan.

Historiani Anthony Tucker-Jones thotë se në çdo kthesë, aleatët habiteshin me qëndresën e fortë që bënin gjermanët, edhe pas fitores së aleatëve në Normandi.

Plani bazohej mbi informata të marra nga Rezistanca Holandeze, por trupat e aleatëve u gjendën të rrethuara nga nazistët e mirë-përgatitur.

Bataljoni i Dytë i parashutistëve po ashtu hasi rezistencë të fortë gjermane, dhe u rrethua shumë shpejt nga Pancerat. Nga 10 miijë trupa të aleatëve që kaluan lumin dhe u futën në Arhnhem, 1400 u vranë nga gjermanët dhe më shumë se 6000 u zunë rob. 24 mijë të tjerë kaluan lumin e Rinës dhe u kthyen me varka gome.

FOTO GALERI
16/17
Trupat britanike duke hyrë në qytetin e Arnhemit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA