Papa Leone XIV lë spitalin pas operacionit në mushkëri, rikthehet në Vatikan

17/10/2026 22:44

Papa Leone XIV ka lënë spitalin Polikliniko Gemelli në Romë, pas periudhës së shtrimit në spital për një ndërhyrje kirurgjikale në mushkëri

I shoqëruar nga mjekët, Papa doli në këmbë nga ambientet e spitalit, ku u prit nga një turmë besimtarësh. Ati i Shenjtë përshëndeti të pranishmit dhe u ndal për të shkëmbyer disa fjalë me ta, përpara se të hipte në makinë dhe të nisej drejt Vatikanit.

Mjekët e kishin vlerësuar më herët si të aftë për të dalë nga spitali. Sipas njoftimit, Papa do të recitojë rregullisht lutjen e Engjëllit të Zotit (Angelus) të dielën, më 18 tetor, nga Pallati Apostolik.

Përpara largimit nga spitali, në hyrjen kryesore të Gemellit, Papa Leone XIV takoi një të re ukrainase, paciente onkologjike, e cila shoqërohej nga familja e saj.  Papës dhe vajzës pati një shkëmbim përshëndetjesh dhe fjalësh mbështetjeje, ndërsa të dy kanë kaluar nëpër një përvojë të ngjashme shëndetësore. Kreu i Kishës Katolike e inkurajoi të renë dhe i dha bekimin e tij.

Sipas burimeve të Vatikanit, përpara se të largohej nga Polikliniku Gemelli, Papa Leone XIV kremtoi meshën në orën 12:00, në një dhomë të posaçme në katin e dhjetë të spitalit. Pas meshës, ai përfundoi procedurat e daljes nga spitali dhe u nis drejt Vatikanit.

Top Channel