Arrestime me forcë edhe te xhamia Et’hem Beu, policia shoqëron disa protestues
17/10/2026 23:03
Veçanërisht pas shpërndarjes së protestuesve, policia ndërmori një valë arrestimesh të protestuesve nëpër rrugët e Tiranës.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se janë bërë arrestime me forcë të disa protestuesve në shkallët e xhamisë “Et’hem Beu” në sheshin “Skënderbej”.
Njëri ndaj policëve ka goditur një protestues, teksa ndërhyrja e të tjerëve ka bërë që dhuna të mos precipitojë. Ofensiva e madhe që policia ndërmori, bëri që edhe protesta e sotme të mbyllej më shpejt seç pritej.
Top Channel