Dosje të shpërndara, dritare të thyera dhe mobilie të djegura, pamjet pas zjarrit në Gjykatën e Lartë
17/10/2026 22:38
Një pjesë e godinës së Gjykatës së Lartë u përfshi nga flakët gjatë protestës së sotme. Zjarri përfshiu gjithashtu një automjet të parkuar pranë godinës, i cili u shkrumbua plotësisht.
Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse, të cilat ndërhynë për shuarjen e flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në pjesë të tjera të godinës.
Pas shuarjes së zjarrit, në ambientet e prekura mbetën dëmtime të dukshme, mes tyre dritare të thyera, tavolina të djegura dhe dosje të shpërndara.
Gazetarja e Top Channel, Elda Menga, raportoi në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Shqipëria Live” me Sidorela Gjonin, duke sjellë detaje nga gjendja e godinës pas ndërhyrjes së zjarrfikësve.
Top Channel