FOTO/ Pasojat e protestës së dhunshme në bulevard, oficerët e Policisë Gjyqësore dokumentojnë provat
17/10/2026 21:35
Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë zbarkuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të dokumentuar provat për çfarë ka ndodhur gjatë ditës së sotme gjatë protestës.
Gjatë raportimit për emisionin “Shqipëria Live” me Sidorela Gjonin, gazetarja Kristi Gongo i shpreh se në terren janë të shumtë oficerët që fotografojnë provat.
Oficerët u kapën nga kamerat e Top Channel duke marrë prova edhe te makina që u dogj gjatë përplasjes së fortë mes policisë dhe protestuesve në bulevard.
Top Channel