
22/02 16:36
Ajo është nga prezantueset më të dashura të ekranit, ku prej vitesh tashmë sjell për ata që adhurojnë sportin lajmet më të fundit, analiza në emisionin e saj në DIGITALB “Gol pas Goli”.
Një nga moderatoret më aktive që nuk mjaftohet brenda studios televizive. Është gjithmonë duke raportuar nga fusha e blertë, kur ka ndeshje të rëndësishme brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë.
Një ndër moderatorët më të rezervuara edhe për sa i përket jetës private ndërkohë që statusi i saj ka ndryshuar vitin e kaluar në muajin shtator, ku ajo kurorëzoi dashurinë e saj disa vjeçare në martesë.
Top Channel